Billie Eilish publikon klipin dhe këngën e re të quajtur “Lost Cause” – projekti më i fundit nga albumi i saj i ardhshëm “Happier Than Ever”, që do të lansohet i plotë më 30 korrik.
Në video, Eilish shfaqet përreth shtëpisë me shoqëri, duke bërë ‘twerk’, duke qëlluar me armë me ujë dhe duke bërë patate të skuqura, sipas Fox News.
Kënga është më pak e qetë sesa këngët e saj të tjera të fundit si “Therefore I Am” dhe “Your Power”.
“Lost Cause” pason njoftimin e turneut të saj “Happier Than Ever, The World Tour”, biletat e të cilit tanimë janë shitur në Amerikën e Veriut, Evropë dhe në Mbretërinë e Bashkuar.
Në prill, Billie po ashtu publikoi “Your Power”, një baladë akustike që rrëfen detajet e një marrëdhënie abuzive. Kjo debutoi në Nr.10 në Billboard Hot 100 dhe fitoi mbi 150 milionë transmetime në dy javët e para.