Bim Bimma ka treguar se a është lënduar ndonjë qytetar nga përleshja e qenve.
Në qendër të Prishtinës, sot ndodhi një përleshje mes qenve, ku qytetarët u munduan t’i ndanin.
Njëri prej qenve ishte edhe ai i Bim Bimmës, të cilin reperi po tentonte ta largonte nga qeni tjetër.
I kontaktuar nga lajmi.net, Bimma tha se nuk është asgjë serioze, vetëm se dy qentë janë kapur mes vete.
“Nuk kam çka prononcohna. Qeni është kapë me qen, qaq”, u shpreh ai.
Ndërsa, i pyetur nëse është ndonjë qytetar i lënduar nga kjo përleshje, reperi deklaroi “Të lënduar s’ka, veç qeni është kapë me qen, kurgjë s’ka, veç janë vra pak”.