Binh, snoubordisti vietnamez që stërvitet në kodra me rërë

Prishtinë | 04 Gus 2019 | 14:09 | Nga Ekonomia Online

Me flokë të gjatë dhe i rrezitur nga dielli, Nguyen Thai Binh heq shoshonet e tij për të vendosur këpucët e mëdha para stërvitjeve me snoubord në kodra të rërës në jug të Vietnamit. Është një vend i pazakontë për stërvitje për sportistët dimëror të vendit që kanë ambicie për sukses.

Binh është një nga top-snoubordistët e Vietnamit, pionier në sporte dimërore në Juglindje të Azisë, ku bora është gjë thuajse e paparë.

Mirëpo, nuk është një gjë e lehtë. Ka qenë betejë e madhe për sportistët si ai, që përballen me mungesë të fondeve, me mungesë të interesimit të publikut dhe po ashtu me fare pak male me borë.

“Sporti është aq i ri për vietnamezët dhe nuk kemi borë për t’u stërvitur në të”, thotë 29-vjeçari Binh, me një pamje si të një kaliforniani.

Ndonëse malet Sapa në veri të Vietnamit shohin borën herë pas here gjatë muajve të dimrit, nuk ka pista me borë për skitarët dhe snouborderët aspirues në këtë vend tropikal.

Të ngjashme