Binjakët 19-vjeçare me trup të ngjitur nga rajoni Punxhab i Indisë ishin braktisur nga prindërit e tyre, por tashmë kanë marrë vendin e parë të punës me administratën shtetërore.Një tjetër lajm i mirë për Sohna e Mohna Singh nga qyteti i Amritsar është se ata do të marrin nga një rrogë secili.Binjakët do të punojnë si elektriçiste për kompaninë shtetërore, për të cilën ata thanë se është “puna e ëndërrave”.
Binjakët ishin braktisur kur ishin bebe të vogla dhe jetonin në një strehe fëmijësh jetimë nga familje të varfra.Korporata shtetërore e krahinës indiane Punxhab u ofroi atyre vendin e punës, duke i paguar secilin me 10,000 rupi ($130) në muaj.Binjakët kanë marrë tashmë diplomat e tyre në elektronikë dhe do të punojnë në dhomën e kontrollit të furnizimit, duke u kujdesur për pajisjet elektrike.
“Ne i jemi mirënjohës administratës së Punxhab që ka njohur aftësitë tona,” thanë binjakët.Ata kishin tërhequr vëmendjen e zyrtarëve kur vizituan impjantin e trajnimit dhe treguan interesin për pajisjet elektronike.
Venu Parsad, drejtuesi i agjencisë tha për të përditshmen The Telegraph se ata ishin teknikisht të aftë per detyren.“Prandaj ne vendosëm t’i marrim në punën sipas kuotave për persona me paaftësi, që kryhen mbi bazë simpatie”.Mësuesit në strehën e tyre thonin se dy binjakët janë braktisur që kur ishin bebe dy muajshe dhe prej moshës së re tregonin interes për mjetet elektronike. Një prej mësuesve tha:
“Ata gjithmonë përpiqeshin të riparonin problemet e vogla me rrymën elektrike apo pajisjet në institucion.”Binjakët falenderonin institucionin që i kishte rritur si dhe mësuesit që “na kanë ndihmuar për t’u bërë të vetëmjaftueshëm.”Ata shtonin se do të punonin “shumë, me dedikim dhe sinqeritet.”Binjakët kanë lindur në 2003 në kryeqytetin New Delhi. Doktorët thanë asokohe se ata kishin dy zemra, dy palë krahë, veshja dhe shtylla kurrizore, por vetëm një mëlçi, një fshikëz urine dhe një palë këmbë.Doktorët deri tani kanë refuzuar t’i ndajnë ata duke thënë se procedura është e rrezikshme dhe sjell vdekjen e një prej binjakëve.