“BioNTech”, kompania që zbuloi vaksinën kundër koronavirusit, ka rritur kapacitetin e saj të prodhimit të vaksinës, në bashkëpunim me “Pfizerin”.
Kompania, me bazë në Mainz të Gjermanisë, kurrë më herët nuk kishte sjellë në treg ndonjë produkt farmaceutik dhe i duhet komplet kapacitet tjetër i prodhimit për të kaluar nga produktet për nevoja të pakta për prodhimet e mëdha.
Rreth 400 punonjës tashmë janë pjesë e procesit në fabrikën e re të prodhimit në Marburg.
Fabrika mori lejen nga Agjencia e Barnave në Evropë të premten.
“BioNTech” fillimisht priste që fabrika të prodhonte deri 700 milionë doza për vit, ndërsa më vonë ka ngritur pritjet në një miliard.
Vaksina e “BioNTech/Pfizerit” konsiderohet si ndër më efikaset në luftën ndaj koronavirusit.