Të enjten do të promovohet libri i autorit Mehmet Hajrizit, “Bir i Atdheut”, kushtuar Dëshmorit të Kombit, Naser Hajrizi.
Promovimi do të bëhet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, duke filluar në orën 12:00.
Libri, nëpërmjet një rrëfimi autentik, paraqet zhvillimet historike të fillimit të viteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar në Kosovë dhe jetën e veprën e dëshmorit, Naser Hajrizi, i rënë në ballë të demonstratës së 2 prillit 1981, në qendër të Prishtinës, së bashku me shokun e idealit, Asllan Pirevën.