Fotografi Marjan Komani ka filluar një fushatë vetëdijësuese pas aksidenteve të shumta që po ndodhin ditëve të fundit në Kosovë.
Komani, me nje ide kreative, ka kërkuar që vozitësit të kenë kujdes, pasi shpejtësia vret.
“THIRRJET E FUNDIT! Shpejtësia vret! Juve dhe zemrat e atyre që ju presin. Mos i lini thirrjet PA përgjigjje. Mos shkaktoni thirrjet e fundit!”, thuhet në postimin e Komani.