Shendi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka kërkuar nga Prokuroria e të fillojë hetimet për bashkëpunimin ndërmjet shefes së deputetëve të VV-së dhe Milan Radojiçiqit, raporton Ekonomia Online.
Tahiri shtoi se duhet të shihet se deri ku ka arritur vendimmarrja e shtyrë nga Radojiçiqi në Kuvend.
“Para Banjskës komunikimin e kam parë më ndryshe me Milan Radoiçiqin, pavarësisht rrezikut të tij për qytetarët serbë në Kosovë, dhe qytetarët tjerë të vendit. Por nuk e kam pasur alarmin që e kam sot, pas Banjskës kur i dëgjojmë bisedat e Milan Radoiçiqit me Mimoza Kusari-Lila”.
“Pse është një gjë e tillë. Sepse e shohim se Milan Radoiçiq nuk është vetëm një kriminel ordiner i cili ka ardhë në Kosovë dhe ka bërë në sulm dhe pastaj të arrestohet nga prokurorët dhe policia serbe, sepse iki në Serbi, nuk arritëm ta kapim. Milan Radoiçiq është njeri i BIA-s serbe. Pra fatkeqësisht kemi mbërri në një pikë ku BIA serbe, shërbimet serbe përmes Radoiçiqit, tek LVV-ja përmes Mimoza Kusari-Lilës neve na e kanë imponuar agjendën e Kuvendit”.
“Më intereson se cilat janë ligjet dhe politikat që Lista Serbe bashkë me LVV-në i kanë miratuar nga marsi i vitit 2021 deri në tetorin e vitit 2022, cilat janë çështjet e tyre të përbashkëta”.