Suedia do të jetë mikëpritëse e bisedimeve midis Rusisë, Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe të tjerëve, në një përpjekje për të arritur një zgjidhje paqësore për krizën e dhunshme politike në Venezuelë.
“Bisedimet në Stokholm janë për mbështetjen e dialogut të Norvegjisë,” tha një diplomat evropian, duke iu referuar një raundi të mëparshëm bisedimesh në Oslo, midis qeverisë së Venezuelës dhe përfaqësuesve të opozitës.
Këto bisedime përfunduan pa marrëveshje.
Një zyrtar amerikan i tha agjencisë Associated Press, se Shtetet e Bashkuara ishin ftuar në këto bisedime por vendosën të mos dërgonin përfaqësues në Stokholm.
Venezuela është zhytur në trazira që nga shpërthimi i protestave masive kundër sundimit të presidentit socialist, Nicolas Maduro, i cili mbështetet nga Rusia.
Maduro u betua për një mandat të dytë në fillim të vitit 2018 pas zgjedhjeve , të cilat u bojkotuan nga opozita.
Udhëheqësi i opozitës, Juan Guaido, i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, shumica e vendeve evropiane dhe më shumë se 50 vende të tjera, u shpall president i përkohshëm në janar të vitit 2019.