Sonja Biserko, kryetare e Këshillit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi, ka thënë se Serbia është dashur të jetë vendi i parë i cili e ka njohur Kosovë.
Në një bisedë për televizioni regjional N1, Biserko ka thënë se ky do të ishte tregues së Serbia është e gatshme të pranojë realitetin e ri, që t’i kthehet zhvillimit të vete dhe në këtë drejtim të niset i tërë regjioni.
Biserko ka vënë se Serbia është e rrethuar me vendet e NATO-s dhe po e humb nga shikimi se Ballkani është në sferën e interesit të Perëndimit.
“Është çështje kohe se kur do të përfundojë skenaro. Vucic ka gjithnjë e më pak hapësirë manovrimi. Bashkëpunimi me Rusinë nuk është kontestues, por ky lloj bashkëpunimi është në funksion të interesit rus. Rusia nëpërmjet Serbisë e Republikës serbe dhe vendeve tjera në regjion e pengon zgjerimin e NATO-s dhe e zvarrit anëtarësimin në BE”, ka thënë ajo, transmeton N1.