Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog Besnik Bislimi, k do të zhvillojë takim online me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Këtë e ka bërë të ditur Bislimi gjatë raportimit para Komisionit për Integrim Evropian.
Bislimi shtoi se shumë shpejt duhet të ftohet takimi i krerëve të shtetit në mënyrë që deri në mars të përfundojnë negociatat.
“Takime të radhës në Bruksel gjithsesi se do të ketë. Unë sot pasdite do të kem një takim online me z. Lajçak, ku do të definojmë hapat e radhës”.
“Mendoj se shumë shpejt duhet të ftohet takimi i krerëve të shtetit, është zotim i Brukselit, që deri mars të vitit 2023 të përfundohen negociatat për normalizim. Kjo thuhet sipas dakordimit të arritur. Nuk është dakordim, por është deklaratë e lëshuar nga z. Borrell, mbi atë që kanë biseduar palët në Bruksel. Sipas asaj, duhet prodhuar marrëveshje normalizimi deri mars të vitit 2023”.
Bislimi për zvogëlimin e pagave të prokuroreve dhe gjyqtarëve tha se Qeveria vetëm e ka zhbërë një gabim që e ka bërë Qeveria e kaluar.
Sipas tij, prokurorët dhe gjyqatarët e kanë pasur rrogën më të lartë se sa kryeministri.
“Tek gjyqësori në qoftë se vendimi i Qeverisë është vendim arbitrat poashtu arbitrar është edhe vendimi i Qeverisë së kaluar për rritjen e pagës për gjyqtarët dhe prokurorët. Ne vetëm e kemi zhbërë një gabim që është bërë përpara. Të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët kanë pasur pagat më të larta se kryeministri”.
LEXONI EDHE: