Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në Komisionin për Integrime Evropiane është pyetur lidhur me punësimet e militantëve nëpër ndërmarrje, raporton Ekonomia Online.
Ai ka thënë se janë të lumtur që kanë aktivistë të cilët janë ekspertë. Sipas tij, nuk ka asgjë të keqe që një person me bindje të caktuara politike të emërohet në ndonjë bord.
“Nuk mendoj nëse është gabim që Besnik Bislimi emërohet në një ndërmarrje publike, sepse është makro-ekonomist. Nëse Bislimi emërohet vetëm se është militant politik e me shkollë të mesme, ky është problemi. Nëse kemi aktivistë që përmes konkurseve dëshmojnë se e meritojnë një vend të punës, ne do të jemi të lumtur, sepse në radhët tona kemi ekspertë”, tha Bislimi.