Bislimi e Petkoviq në Bruksel, Lajçak ka nisur takimin me kryenegociatorin serb

Prishtinë | 02 Kor 2024 | 14:53 | Nga Ekonomia Online

Kryenegociatori serb, Petar Petkoviq, ka nisur një takim në Bruksel me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak dhe ekipin e tij, sipas Kosovo Online.

Lajçak dje përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se takimi i sotëm i kryenegociatorëve, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq do të mbahet për të “punuar në hapa konkretë për zhbllokuar zbatimin e marrëveshjes”.

Në Bruksel po ashtu javën e kaluar u mbajtën takime edhe të nivelit të lartë, por nuk pati takim mes udhëheqësve, kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Të ngjashme