Bislimi i LDK-së: Kosova asnjëherë nuk ka humbur nga marrëveshjet me Amerikën

Prishtinë | 01 Shk 2021 | 21:37 | Nga Ekonomia Online

Në një deklarim publik pas vendosjes se marrëdhënieve diplomatike në mes Kosovës dhe Izraelit, Faton Bislimi, kandidat i LDK-së për deputet, ka treguar historinë e fillimit të përkrahjes për Kosovën nga Kongresistë të fuqishëm të SHBA-ve me prejardhje hebraike.

Deklarimi i plotë i Bislimit:

“Kosova asnjëherë nuk ka humbur nga marrëveshjet me Amerikën! Realisht, Kosova është sot shtet i pavarur pikërisht si rezultat i ruajtjes së kësaj miqësie permanente dhe unike.

 Historia e përkrahjes sonë nga Izraeli fillon me dy figura kyçe të Kongresit Amerikan që ishin edhe gardianët më të hershëm të miqësisë sonë me SHBA-të: Kongresistët Tom Lantos e Ben Gilman (njëri Demokrat e tjetri Republikan, e që të dy hebrej-amerikanë, dhe Kryetarë të Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit), si miq të përbetuar të Joe DioGuardit! Për mua është fat i madh që i kam njohur dhe kam punuar me të dytë në kuadër të angazhimit tim në Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane.

Disa janë shumë të vonshëm në marrëdhëniet tona me Amerikën.

 Që nga dita kur u nënshkrua marrëveshja në Washington, në vazhdimësi kisha thënë se njohja nga Izraeli ishte punë e kryer dhe shuplaka më e madhe diplomatike dhënë Serbisë në Shtëpinë e Bardhë. Secili eksponent i kundërshtarëve tanë politik ishte tallur e sulur ndaj nesh duke thënë se kjo njohje ishte përrallë! A thua si ndihen sot? A po e shohin se sa të përgjumur kanë qenë pikërisht vet ata?!

 Përralla e vetme politike, tanimë shihet qartë, se është vetëm ideologjia e tyre majtiste që parapëlqen populzimin e pasinqertë deri në përçmim të shtetit!

 Vendosja e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy shteteve tona sot vulosë njohjen e Izraelit për Kosovën, që disa u frikësuan ta merrnin!”

Të ngjashme