Zëvendëskryeministër i parë për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi tha se Qeveria Kurti është Qeveria më pro UÇK-së që ka pasur vendi ndonjëherë, raporton Ekonomia Online.
“Nuk do të lejojmë ta përdorin UÇK-në për politike ditore”.
Ky reagim i tij erdhi pas deputetja e AAK-së Time Kadriaj, ka kërkuar që të kihet kujdes me deklaratat për UÇK.
Bislimi gjatë raportimit në Komisionin për Integrim Evropian ka deklaruar se gjatë vizitës së tij në Bruksel dhe bisedave me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak nuk është folur për asnjë temë për dialogun, por kanë qenë vetëm takim informues.