Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, në fjalën e tij para deputetëve, ka thënë se opozita dhe LDK-ja duhet të dakordohet se për çfarë arsye po shkarkohet qeveria Kurti.
Sipas tij, LDK po kërkon rrëzimin e Qeverisë për shkak të mos heqjes së taksës, ndërsa AAK-ja kërkon që të rrëzohet Qeveria për heqje të taksës.
“LDK-ja tha se duhet ta rrëzojmë Qeverinë se nuk po heq tarifën e AAK-së po thotë ta heq se po e heq, aman dakordohuni se nuk po e dimë për çfarë po e largoni këtë Qeveri. Argumenti tjetër që po përdorët ka të bëjë me shkarkimin e Agim Veliut”.
“Unë mendoj se gjitha këto vota sepse ai nuk ka qenë në zgjedhje dhe nuk ka kërkuar vota. Unë mendoj se arsyeja e këtij mocioni ka të bëjë me vendimet që i ka bërë Qeveria”.
“Unë kam gjetur një Qeveri që ka gjetur borxhe me miliona euro dhe kontrata, shëndetësinë në nivel katastrofal, ku edhe heqja e borës e kemi gjetur si projekt kapital. Na ka lënë një buxhet që ndarjet komunale është se është ndarë kryekëput për parti politike”, u shpreh Bislimi.
E replikë për Bislimin pati shefi i GP-së së LDK-së, Arben Gashi. Gashi tha se VV-ja po e përdor punën e Nekibe Kelmendi, raporton EO.
“Është e turpshme për juve sesi përdorni një zonjë siç ishte Nekibe Kelmendi. Kjo për juve është e turpshme dhe ju nuk e dini A, B, C e Qeverisë”, tha Gashi.