Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog Besnik Bislimi, ka raportuar në Komisioni për Integrim Evropian, raporton Ekonomia Online.
Gjatë raportimit ai iu përgjigj kritikave të opozitës lidhur me raportin për vendin. Ai tha se Raporti për vendin është historikisht më i mirë.
“Është raporti më i mirë horizontal me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Nëse kjo është dështim, atëherë pritjet tuaja për Qeverinë janë shumë më të mëdha se pritjet tona për neve. Nuk ka ulje të buxhetit të shëndetësisë, por numrat është mirë me dit me i lexuar që mos me shkaktuar konfuzion”.
Deputetja nga Partia Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, tha se në këtë raport vetëm njëherë përmendet fjala “progres i theksuar”.
Ajo tha se Qeveria Kurti po i shkakton dëme vendit duke e kritikuar për mungesë transparence sa i përket dialogut me Serbinë.
“Në raport përmende vetëm një herë progres i theksuar, ju i përmendet disa edhe Komisioni për reformë zgjedhore është kontribut i opozitës. Raporti i identifikon sfidat në shëndetësi, linçime ndaj gazetarëve. Qasjen e partisë që është në pushtet ndaj opozitës ka qenë jo e mire. Po dal te dialogu po kemi pas një qasje jo të mirë nga ministrat, një terr informativ, qytetarët nuk janë të informuar për marrëveshjen për targa. Kur do të kthehen zyrtarët serbe ne institucione. Si u shkatërrua gjithë ajo punë që kemi bërë me ShBA-në për atë pjesë”.
“Çka ndodhi për marrëveshjen në Bruksel, duke u bazuar në deklarata e kryeministrit përtej saj mendoj që i keni shkaktuar probleme Kosovës, në veri institucionet kanë mbetur pa udhëheqës e gjithë kjo ka ndodhur për një vit nga udhëheqja e juaja. A ndjeheni fajtorë që dështimet që i keni pasur në dialog që për herë të parë ky proces të lidhet me liberalizimin e vizave”.
Bislimi duke iu drejtuar deputetes së PDK-së tha se “sikur ju të kishit pasur çerekun e informacionit që kam unë se si është prezantuar Kosova deri tash në dialog, ju ishit turpëruar me ardh në sallë”.
“Deliu-Kodra deri tash i përmendi tri fjali, dështime në dialog, veprime të pamatura dhe veprime fëmijërore. Sikur ju ta kishit pasur vetëm çerekun e informacioneve se si është prezantuar Kosova deri tash në dialog dhe si është përfaqësuar para vitit 2021, ju ishit turpëruar me ardhë në sallë”.
Bislimi poashtu tha se me vetë publikimin e tekstit të marrëveshjes për targat, kanë qenë transparentë.
Deputetja Blerta Deliu-Kodra pas diskutimeve me zv.kryeministrin ka lëshuar sallën.
Kryetarja e këtij Komisioni Rrezarta Krasniqi, tha se në raport nuk ka theksohet se ka stabilitet politik në vend, raporton EO.
“… në Raport 26 herë përsëriten fjalët se nuk ka progres po ashtu edhe për uljen e buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë qe disa muaj jemi pa ministër po ashtu është cekur edhe se edhe gazetarët nuk kanë të drejtën e fjalës”.