Bislimi: Leja e Qeverisë Kurti për mjekët e Beogradit saboton luftën e Kosovës kundër pandemisë

Prishtinë | 02 Pri 2020 | 17:02 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës për rininë, Donjet Bislimi, i cili njëherazi është edhe mjek vullnetar për koronavirus në Han të Elezit, ka kritikuar ashpër vendimin e qeverisë për të lejuar hyrjen dhe veprimin e 100 mjekëve dhe infermierëve të dërguar nga Beogradi që të merren me koronavirusin në komunitetin serb të Kosovës.

Në një postim të bërë në rrjetin facebook ai ka thënë se është e nevojshme që çështja e pandemisë të kontrollohet në mënyrë të përqëndruar nga autoritetet shtetërore të Kosovës në mënyrë që vatrat e infektimit të karantinohen e trajtohen sapo të identifikohen.

Për të dëshmuar rrezikun e përhapjes që sjell mungesa e informacionit dhe kontrollit, ai përmend rastin e shtetasit kosovar me kombësi serbe nga fshati Brus i Leposaviqit i cili sapo ka vdekur në Nish nga koronavirusi por për të cilin autoritetet e Kosovës nuk kanë bërë asnjë raportim

Duke iu referuar mediave serbe të cilat flasin për rreth 100 serb të izoluar në veri të Kosovës e shumë raste të sëmurë të transferuar në Nish, Bislimi vë alarmin se infeksioni mund të përhapet në mënyrë të pakontrolluar në gjithë Kosovën sepse vendbanimet serbe, me lejen e Qeverosë Kurti, kontrollohen nga Beogradi

“Ky rikthim dhe fuqizim i strukturave paralele serbe, jo vetëm që përbën një cënim të rënd të integritetit dhe sovrantetit shtetëror, por është duke sabotuar rëndë luftën e Kosovës kundër pandemisë”, ka shkruar Bislimi.

Deklarata e plotë e Donjet Bislimi:

Sipas mediave serbe, sot një shtetas i Kosovës, i lindur më 1973 në fshatin Brus të komunës së Leposaviqit ka vdekur prej koronavirusit. Bëhet fjalë për një bashkëqytetar tonin me përkatësi etnike serbe që para tre ditësh është transferuar nga Mitrovica në Nish të Serbisë ka edhe ka vdekur. Sipas mediave serbe në veri janë rreth 100 vetë në izolim në veri dhe ka shumë pacientë që duke u trajtuar në Nish. Fatkeqësisht autoritetet shtetërore të Kosovës ende nuk e kanë raportuar si rast vdekje nga koronavirusi duke mos e konsideruar fare atë pacient si përgjegjësi të shtetit tonë

E gjitha kjo vjen si pasojë e gabimit të rëndë që ka bërë qeveria në ikje e Kosovës duke iu dhënë leje rreth 100 mjekëve e infermierëve të komanduar në Beogradi për të hyrë e vepruar në territorin e Kosovës. Ky rikthim dhe fuqizim i strukturave paralele serbe, jo vetëm që përbën një cënim të rënd të integritetit dhe sovrantetit shtetëror, por është duke sabotuar rëndë luftën e Kosovës kundër pandemisë.

Që kjo luftë të fitohet është shumë e nevojshme që të bëhet kontrolli i përqendruar i çdo pjese të popullsisë dhe territorit të vendit nga autoritetet shëndetësore kosovare në mënyrë që vatrat e infektimit të karantinohen e trajtohen sapo të identifikohen. Sikurse e ka përmendur shumë herë drejotri i IKSHP-së prof. Dr. Naser Ramadani, por edhe ekspertë të ndryshëm me renome në botë, çdo informatë e lidhur e raste të supozuara të infektimit është jashtëzakonsht e rëndësishme në përpjekjen që bëhet kundër pandemisë.

Dorëzimi i atutoritetit shtetëror për shërbime shëndetësore tek strukturat paralele të ardhura nga Beogradi dhe lejimi i veprimtarisë së tyre për të sëmurët me koronavirus nëpër vendbanimet serbe nëpër Kosovë, i mban strukturat tona shëndetësore në terr informativ. Rasti i sipërpërmendur i pacientit të vdekur, dhe mungesa e informacioneve për lëvizjet apo të afërmit e tij që mund të ketë infektuar, tregon rrezikun e madh që virusi të përhapet në mënyrë të pakontrolluar. Rreziku nuk vlen vetëm Mitrovicën por edhe për zonat e tjera të Kosovës. Pra të rrezikuara janë të gjitha lokacionet e Kosovës të cilat ndodhen gjendura pranë vendbanimeve serbe që mund të jenë të infektuara ndërkohë që ne nuk dimë asgjë për to sepse qeveria në ikje i ka lënë këto vendbanime në dorë të strukturave të dërguara nga Beogradi.

Të ngjashme