Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka marrë vendim që t’iu mundëson bizneseve t’i shtyjnë deklarimet e tyre nga data 30 prill e deri më 15 maj.
“Me qëllim të zgjatjes së afatit që lidhet me dhënien e mundësisë për tatimpaguesit të bëjnë kërkesë për marrëveshje të pagesës me këste, ministri Bislimi ka marr vendim për shtyrje të afatit të deklarimeve nga 30 Prill në 15 Maj të tatimeve, si në pikën 2 të këtij vendimi. Gjithashtu, afati i pagesës për tatimet sipas pikës 1 të këtij vendimi mbetet data 30 qershor. Kjo mundësi shtesë e pagesës me këste ipet për bizneset, për arsye të pandemisë në rast se dëshmojnë vështirësi financiare për shkak të kësaj pandemie”, ka shkruar Bislimi.