Bislimi mirëpriti të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA-së, folën për situatën dhe zhvillimet politike

Prishtinë | 22 Kor 2025 | 18:35 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti ditën e sotme në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.

Në takim u bisedua mbi situatën dhe zhvillimet politike në vend, gjersa mes tjerash u diskutua dhe mbi Planin e Rritjes, në kuadër të së cilit zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se qeveria po vijon punën në avancimin e zbatimit të reformave ku ministritë e linjës mbeten të angazhuara maksimalisht.

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi znj. Prattipati për takimin e bisedën, duke shprehur mirënjohen për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës.

Të ngjashme