Bislimi në vizitë dyditore në Beograd, flet për dialogun

Prishtinë | 26 Tet 2022 | 13:04 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i parë për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog dhe shefi i ekipit negociator të Kosovës, Besnik Bislimi, do të zhvillojë vizitë dyditore në Beograd.

Siç bëjnë të ditur nga kabineti i Bislimit për Klankosova.tv ai do të marrë pjesë në dy konferenca ku në njërën prej tyre do të diskutohet edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

“Zëvendëskryeministri Bislimi do të marrë pjesë ditën e enjte në konferencën e Forumit për Marrëdhënie Etnike, me fillim nga ora 17:00, dhe ditën e premte, në një panel diskutimi, në kuadër të “Belgrade Security Conference”.

“Fokuset e diskutimit në këto konferenca, do të jenë në integrimin evropian, perspektivën e rajonit dhe dialogun” thuhet në përgjigjen e tyre

Të ngjashme