Pas takimit me zv.kryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, kryediplomati luksemburgas Xavier Bettel ka nisur një takim me zv.kryeministrin Besnik Bislimi, raporton Ekonomia Online.
Në takimin dy palësh që po mbahet temë e diskutimit janë marrëdhëniet mes të dyjave vendeve, si dhe thellimi i tyre sidomos në drejtim të planit zhvillimor e ekonomik.
Bettel vizitën e tij e filloi me një takim me zv.kryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ku diskutuan për thellimin e bashkëpunimit dypalësh.