Bislimi pret në takim zyrtarët e Bankës Botërore, flasin për skemat sociale

Prishtinë | 02 Qer 2021 | 19:15 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti në takim sot drejtoren rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder. Në takim ishte i pranishëm edhe menaxheri nga Banka Botërore për Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, Massimiliano Paolucci.

Zëvendëskryeministri Bislimi shprehu vlerësimin për kontributin që Banka Botërore ka dhënë për implementimin e Pakos Emergjente Fiskale gjatë vitit të kaluar, sidomos për pikat e pakos që kanë pasur karakterin e skemave sociale.

Në takim u bisedua për projekte të ndryshme të cilat mbështeten nga Banka Botërore e të cilat kryesisht lidhen me skema sociale e politika zhvillimore. Ndër të tjera u diskutua për mënyrat se si Qeveria mund të shfrytëzojë mjetet e mbetura monetare në lidhje me këto projekte dhe për fokusin e përbashkët që Qeveria dhe Banka Botërore e kanë në projektet që kanë karakter të mbrojtjes së mjedisit dhe ekonomisë së gjelbër.

Të ngjashme