Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim gjatë ditës së sotme drejtorin e departamentit për Evropë në ministrinë e Punëve të Jashtme të Holandës, Erik Weststrate, i cili shoqërohej dhe nga ambasadorja e Holandës në Kosovë, Karin Boven.
Së bashku diskutuan mbi aktualitetin në vend dhe rajon. Zëvendëskryeministri shprehu angazhimin e Kosovës në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe hapat e rëndësishëm të ndërmarrë nga Kosova në këtë rrugëtim.
Duke i uruar qëndrim të frytshëm e produktiv në vend, zëvendëskryeministri e falënderoi z. Weststrate për takimin dhe bisedën e sotme si dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Holandës ndaj Kosovës.