Bislimi tha se ka informacione se është rekomanduar heqja e masave nga BE-ja, Stano: S’na duhet dikush që të spekulojë për përmbajtjen

Prishtinë | 17 Qer 2024 | 14:12 | Nga Ekonomia Online

ëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka reaguar sot në konferencë për media ndaj deklaratës së zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi i cili tha javën e kaluar se “ka informacione që është rekomanduar heqja e masave nga BE-ja”.

Stano ka theksuar se raporti për hapat që ka ndërmarrë Kosova për përmbushjen e detyrimeve i është deleguar Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, nga Këshilli i BE-së, por që shtoi se s’është e nevojshme që dikush nga jashtë të spekulojë për përmbajtjen dhe oraret e raportit.

“Kjo është një çështje institucionale mes Përfaqësuesit të Lartë dhe vendeve anëtare. Vendet anëtare janë ato që kanë kërkuar një raport dhe, natyrisht, është Përfaqësuesi i Lartë ai që do ta dërgojë raportin tek vendet anëtare. Ato do të jenë të parat që do të dinë se kur do të ndodhë dhe çfarë përmban raporti, dhe kjo ende nuk ka ndodhur”, ka theksuar Stano.

Sipas tij, raporti nga Borrell do të dërgohet fillimisht tek vendet anëtare, të cilat do ta shohin dhe diskutojnë përmbajtjen e tij, para se të marrin vendimet e nevojshme.

Të ngjashme