Bislimi thotë se Kurti e Vuçiqi pritet të takohen në tetor: Për vizat BE-ja ka edhe një kërkesë

Prishtinë | 05 Tet 2022 | 13:46 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, tha se kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq mund të takohen në tetor, raporton Ekonomia Online.

Ai në Komisionin për Integrime Evropiane një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar.

Duke folur për çështjen e liberalizimit të vizave, ai ka thënë se kjo temë është pika e pesë e takimit të ardhshëm të grupit punues për liberalizimin e vizave, por nuk dha datë kur hiqen vizat.

Ai shtoi se disa nga vendet anëtare kanë kërkuar një vlerësim të raportit të Komisionit Evropian në lidhje me progresin që ka pasur Kosova nga viti 2018 deri më tani.

“Ky është hapi i parë por jo edhe i fundit pasi janë edhe pesë hapa të tjerë. Ne shpresojmë që të gjitha etapat të përmbyllen brenda një afati të shkurtër por e shohim të panevojshëm të japim datë”, ka thënë ai.

“Për këtë angazhim, stafi im bashkë me departamentet për integrime evropiane brenda ministrive të linjës kanë përgatitur një imput prej 33 faqesh që ia kemi dërguar Komisionit Evropian”.

“Nga ky material, Komisioni Evropian ka përgatitur një raport të shkurtër të ri-vlerësimit që nesër iu shpërndahet vendeve anëtare dhe pastaj javën tjetër diskutohet në mbledhjen e përbashkët”.

Ai tutje ka thënë për të aplikuar për statusin e kandidatit nuk ka kritere që duhet të plotësojë Kosova.

Sipas tij, është vlerësim i përgjithshëm se Kosova për nga përmbushja e obligimeve ndaj Bashkimit Evropian është dukshëm më mirë se të gjitha vendet e rajonit.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka thënë se ka shkuar në Komision t’i votojë të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare sepse thotë se konsideron që mbi të gjitha interesi nacional duhet t’i bëjë bashkë.

“Kam ardh sot edhe për të ju thënë se nuk jemi ne pengues të shtetit e sidomos kur thirrjet janë që të votohen ligjet, të jeni të vetëdijshëm që partia që udhëheq me vendin për shkak të paaftësisë së saj nuk do të ishte dashtë që gishtin ta kthej nga opozita”.

“Kthehuni kah vetja dhe angazhohuni që të punoni shumë e mos akuzoni opozitën 2 vjet pasi keni marrë përgjegjësi për me udhëheq me vendin e fatkeqësisht progresi është i pakët është minor. Paaftësinë e juaj të mos e ktheni në akuza, por punoni se qytetarët e Kosovës kanë votuar për ju që t’i mbyllni proceset”, ka thënë ajo.

Komisioni ka miratuar këto projektligje: Projektligjin për Ratifikimin e “Marrëveshjes Dypalëshe të Bashkëpunimit për Zhvillim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Dukatit të Madh të Luksemburgut”; Projektligjin për Ratifikimin e “Amendamentimit 2 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2015”; Projektligjin për Ratifikimin e “Amendamentimit Nr. 2. të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2018″ dhe Projektligjin për Ratifikimin e “Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2021″.

Të ngjashme