Bislimi thotë se punuan ditë e natë për liberalizim, kundërshtohet nga opozita – i përmendet rasti i Martin Berishajt e KEK-ut

Prishtinë | 10 Maj 2023 | 09:37 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog Besnik Bislimi, ka raportuar në Komisionin për Integrim Evropian për Programin Kombëtar për Integrim Evropian (PKIE) 2023-2027, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast ai tha se kanë punuar ditë e natë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Bislimi gjatë tha se ndonëse ishin plotësuar të gjitha kushtet, “hezitimet e disa vendeve anëtare vazhdonin.”

“Vitin e kaluar jemi marrë me liberalizimin e vizave, kemi aplikuar  në KiE. Sipas planifikimit me 15 tetor 2022 kemi aplikuar për anëtarësim në BE. Kemi përgatitur shume projekte në kuadër të IPA. Kriteret për vizat janë plotësuar që nga vitit 2018, por kishte hezitime nga disa shtetet, hezitimet kishin të bënin me korrupsionin, krimin e organizuar e migrimin, për një vit shënuam progres në këtë drejtim”.

“Filluam bashkëpunim me vendet që shprehën hezitim. Punuam ngushtë me vende përkrahëse. Gjatë dy majave të fundit kemi pasur bashkëpunim me Këshillin dhe Parlamentin për të mos u vonuar procedurat, pas gjithë këtij koordinimi jemi ftuar për të nënshkruar rregullore, e cila është publikuar në Gazetën Zyrtare. Falënderojë të gjithë ata që punua ditë e natë që kjo të arrihet”.

“Në Bruksel ka pajtim të gjerë që Raporti i fundit është pozitiv. Raportet e 3 viteve paraprake kanë cekur ndikim politik në shumë institucione, ndërsa në raportin e viti 2022 nuk përmendet kjo fjalë, ky është përkushtim. Shumë reforma që kishin mbetur të harruar i kemi marrë me shumë seriozitet, p.sh. rregullorja e Kuvendit të Kosovës. Miratuam Ligjin për pagat dhe Shërbyesit Civil.  Janë zbatuar 136 masa, prej tyre 50 legjislative. 21 nga 44 ligjet i kemi dorëzuar në Kuvend”.

Më pas kryetarja e Komisionit, Rrezarta Krasniqi ia ka përmendur Bislimit raportin e DASh-it. Ajo ia ka përmendur gjithashtu rastin e Martin Berishajt dhe Nagip Krasniqit.

Ajo madje tha se meritat për liberalizim nuk ka kjo Qeveri, raporton EO.

“Liberalizimi i vizave ka përfunduar me sukses falë Qeveri të kaluar. Raporti i DASh-it e cek më së miri se sa ka pasur korrupsion, cili ka qenë kriteri që e keni plotësuar. E keni rastin konkret të ambasadorit Martin Berishaj, rastin e KEK-ut”.

“Është shumë me fat që Komisioni Evropian nuk mendon kështu si ju sepse ju po konkludoni se Komisioni Evropian ka gabuar. Unë jam zëvendëskryeministër i Kosovës për integrim evropian dhe relevante për mua janë raportet që i nxjerr Bashkimi Evropian dhe raportet e Bashkimit Evropian”.

“Nëse mendoni se indekset ndërkombëtare jeni gabim. Por nëse keni menduar se korrupsioni do të çrrënjoset për 2 vite, atëherë keni mendim më të mirë për këtë Qeveri”, ka thënë Bislimi.

Deputetja e LDK-së ka insistuar duke i thënë se: një ambasador me një megaskandal po të përfaqëson në Kroaci”.

Ai madje e ka quajtur “intelektual të shquar” Merishajn duke thënë se gjithçka është “konstrukt artificial”.

“Po ashtu e dini shumë mirë se rasti i Berishajt është konstrukt artificial i ndërtuar nga subjektet politike në Kosovë. Nuk ka asnjë proces gjyqësor ndaj tij”.

“Është e turpshme se si zvarritet një intelektual i shquar si Martin Berishaj me shpresë se mund të nxirret ndonjë përfitim politik. Të gjitha janë spekulime dhe dokumentuar qartë, por ju mund të vendoni nëse mendoni se ua sjell ndonjë poen politik”, tha Bislimi, raporton EO.

Edhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra foli për liberalizimin e vizave, rastin e KEK-ut e ambasadorit Martin Berishaj.

“Liberalizmi nuk është meritë e kësaj Qeverie. Ju i përmendet disa prej kritereve. Kosova ende vazhdon të përballet me luftimin e krimit dhe korrupsionit, rasti i fundit në KEK e edhe ambasadori Berishaj”.

“Kemi përpjeke të Qeverisë të gjykohet puna e gjyqësorit, asnjëherë nuk ka pasur përmbysjes të institucioneve kur Qeveria synon t’i sulmojë institucionet e pavarura. Kemi ikje drastike nga Kosova. Përdorimi të zhdukurit me forcë në vend të zhdukurit me dhunë, është dëshpëruese”.

“Ne duam që Kosova të jetë shprese për të gjithë, në kohën kur qytetarët kanë ikur Kurti ka thënë që kanë ikur se e kanë humbur shpresën, kjo është breng kombëtare e jo ta kritikoni opozitën se po e alarmon situatën”.

Më pas Bislimi tha se janë 30 raste që janë proceduar për keqpërdorime, por që Prokuroria nuk po merret me të, por vetëm me Nagip Krasniqin.

“…ka ende punë në luftimin e krimit dhe korrupsionit. Ne mendojë që ka korrupsion në KEK, 30 raste janë denoncuar, Prokuroria nuk ka interes të merret me këtë raste, është mëkati që Nagip Krasniqi të arrestohet edhe pse ka sjell fitim”.

Komisioni gjithashtu e ka shqyrtuar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2022.

Të ngjashme