Bislimi: Vetëm Kosova prezantoi draft gjithëpërfshirës, BE-ja e Serbia insistuan në Asociacion

| 15 Sht 2023 | 17:19 | Nga

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, përmes një postimi në platformën “X” ka thënë se Kosova ka qenë pala e vetme që ka pasur një propozim në kuadër të takimit të 14 shtatorit, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq nën ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Zëvëndëskryeministri Bislimi ka thënë se nga BE-ja dhe Serbia kanë propozuar një draft sekuencimi më 19 korrik, por sipas tij ky pati modifikime të pakta në krahasim me draftin e mëhershëm.

“BE-ja dhe Serbia nuk prezantuan asgjë, por insistuan në akomodimin e kërkesës së Serbisë për t’u fokusuar vetëm në Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Çdo raportim alternativ është shtrembërim i qartë dhe i qëllimshëm i të vërtetës”, ka shkruar ai.

Të ngjashme