“Bitcoini është një katastrofë natyrore”

Prishtinë | 07 Shk 2018 | 20:25 | Nga

“Bankat qendrore duhet të ndalojnë si Bitcoin ashtu edhe kriptomonedhat e tjera që të vërshojnë në institucionet qendrore dhe të cenojnë stabilitetin financiar.” – e shpreh Agustín Carstens, menaxheri kryesor i Bank for International Settlements.

Bank for International Settlements është e njohur si “banka për bankat qendrore“, sepse ky është vendi ku ata mbajnë llogaritë. Ai e quajti Bitcoin si “kombinim i një fluske, një skeme Ponzi dhe katastrofe natyrore.”

Këto komente, vijnë pas rritjes së shenjave të një kundërpërgjigje kundër kriptomonedhave nga institucionet financiare kryesore, të cilat “kontribuan” në uljen e çmimit të Bitcoin. Kjo do të thotë, që ajo ka humbur gati 2/3 e vlerës në treg në 1 muaj.

“Deri më tani, shumë gjykojnë se, kriptomonedhat e dhëna me masë të ulët dhe ndërlidhje të limituar, problemet mbi të nuk rriten në një nivel sistematik.” – u shpreh Carsten në një fjalim në Goethe University në Gjermani të Martën në mëngjes.

“Por nëse autoritetet nuk reagojnë në kohë, kriptomonedhat mund të bëhen më të lidhura me sistemin financiar primar dhe të bëhen një kërcënim për stabilitetin financiar.” – vazhdoi ai.

Ato “shpërthyen” në sasi dhe në vlerë gjatë vitit 2017. Ato arritën një kapitalizim në treg me vlerë 830 miliardë dollarë në fillim të muajit Janar. Kjo përpara se vlera e tyre të binte me rreth 70%.

Por shumë banka refuzojnë të punojnë me to. Kjo, për shkak të skemave të pastrimit të parave. Kriptomonedhat, ruajnë anonimitetin.

Kreditorët Britanikë për shembull, kanë refezur të pajisin me hipotekë, personat që i kanë krijuar depozitat duke shitur kriptomonedha. Kjo, sepse paratë nuk mund të gjurmohen. Shumë banka gjithashtu edhe në SHBA, kanë bllokuar klientët e tyre të përdorin kartat e kreditit për të blerë kriptomonedha.

Por, ka gjithashtu shenja të tyre drejt penetrimit në Wall Street. Pë shembull krijimi i kontratave “future” me Bitcoin nga dy bursa Amerikane në Dhjetor: CME dhe Cboe. Goldman Sachs dhe Morgan Stanley janë duke pastruar këto kontrata për klientët. Ndërkohë, qartazi janë duke shkuar në drejtimin e shitjes direkte të tyre ose mbajtjes së tyre “në kujdestari” për klientët. (The Financial Times)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme