Rrjeti i bizneseve shqiptare në Britaninë e Madhe, përpiqet të punojë dhe të jetë urë lidhëse mes ishullit dhe Kosovës.
Artan Llabjani, kryetar i Rrjetit të bizneseve shqiptare në Britaninë e Madhe, tha se mërgata shqiptare është shumë mirë e integruar në këtë vend.
“Ka shumë biznese dhe intelektualë që mund të kontribuojnë në bashkëpunimin mes Britanisë dhe Kosovës”, i tha ai RTK.
Sipas tij deri më tani shumë shqiptarë të Kosovës kanë arritur shumë suksese të cilat mund të shihen. AI tha se bizneset e Britanisë së Madhe janë të interesuara për Kosovën. “Ka tregime të suksesit, por ka edhe ka pasur dështime. Ne e kemi obligim moral për të investuar në Kosovë”, tha ai.
Llabjani vlerësoi se Kosova ka shumë sfida. “Bizneset britaneze bënë analiza, njëra ndër kushtet është stabiliteti politik dhe korrupsioni, ndoshta nuk ka shumë korrupsion në territorin shqiptar, por korrupsioni është problematik për bizneset”, th ai.