Bizneset e Ferizajt pajtohen që e diela të jetë ditë pushimi

Prishtinë | 18 Maj 2019 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesit e bizneseve të Ferizajt kanë mbështetur nismën e ekzekutivit lokal për të vendosur rregull në orarin e punës së veprimtarive afariste dhe të tjera në territorin e Ferizajt.

Ata, së bashku me asambleistë të Kuvendit të Komunës dhe qytetarë të tjerë diskutuan mbi Draft Rregulloren Komunale për përcaktimin e orarit të punës së veprimtarive afariste dhe veprimtarive të tjera në territorin e Komunës së Ferizajt.

Përveç të dielës që të gjithë u dakorduan që duhet të jetë ditë pushimi, ata patën edhe sugjerime sa i përket punës në ditët e festave zyrtare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme