Bizneset kërkojnë mbështetjen urgjente të Qeverisë, shitja bien deri në 40 për qind

Prishtinë | 03 Tet 2020 | 08:06 | Nga Resmije Ballazhi-Jahiri Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Bizneset vendëse, me padurim po presin të votohet Projektligji për Rimëkëmbje ekonomike, duke e konsideruar atë si një lloj “infuzioni”.

Bashkim Krasniqi, përfaqësues i kompanisë “Ciao Berto”, ka treguar se kanë pasur rënie në shitje deri në 20%, si pasojë e pandemisë.

“Gjatë kohës së pandemisë, kompania jonë ka pësuar rënie në shitje diku deri në 20% të qarkullimit, ku ne si kompani, jemi munduar që gjatë vitit 2020 të mundohemi të gjitha fitimet që kompania do t’i ketë t’ua dedikojmë punëtorëve, për shkak se mundohemi që punëtorët tanë të jenë aktiv në kompani tonë”.

“Ne shpresojmë se me rimëkëmbjen ekonomike bizneset do të kenë mundësi dhe nuk do ti largojnë punëtorët nga puna për shkak kësaj situate nëpër të cilën gjendemi ne” shprehet ai.

 

Përderisa Faton Çitaku, drejtor i përgjithshëm i “Kidss Galaxy”, ka thënë se të gjitha aktivitet i kanë ndalë për muaj të tërë. Pas rihapjes, ai tregon se janë duke funksionuar afërsisht me 10% të kapacitetit.

“Neve na godet edhe më tepër fakti se neve na ka ndodhur qysh në fazat e para të hapjes , ku biznesi i ka pasur vetëm dy muaj funskional në momentin që është dashur të mbyllet, ku i bie se sapo ka filluar, frymëmarrja e biznesit dhe kthimi sadopak i atyre që i kemi pasur si investime fillestare  është ndërpre si e tëra dhe nga kjo, normal që na ka prekur në rrjedhje të parasë dhe na ka prekur edhe në ato  obligime të hapura që kanë mbetur si dhe kthimi i investimit shumë më i ngadalshëm që ka qenë i planifikuar”.

Në mes tjerash, ai thotë se e përkrahin cilën do iniciativë që e merr Qeveria, raporton EO.

“Ato duhet të nisin me legjislacion, të ndryshojnë gjëra të cilat shkojnë me benefit të bizneseve për një periudhë të caktuar. Kështu që e përkrahim edhe këtë ligj, mendojmë se nëse futemi në analiza të thella, mund të ketë edhe disa të meta, mund të ketë edhe propozime për më mirë, mirëpo, si i tillë duhet të funksionalizohet sa më parë”.

Ndërsa, për ndikimin e negativ të pandemisë, tregon ngjashëm edhe Arijeta Vula Pozhegu, drejtoreshë e Shoqatës së Përpunuesve së Drurit.

Sipas saj, ka rënë shitja në industrinë e drurit për rreth 30%-40% dhe njëjtë ka rënë edhe eksporti jashtë vendit.

“Vështirësitë nëpër të cilat po kalon industria e drurit, kryesisht është zvogëlimi i shitjes, do të thotë ka rënë shtija,  gjithashtu zvogëlim të eksportit. Shitja ka rënë 30%-40%, varësisht prej  firmave, por edhe te eksporti ka një rënie deri në 20%. Çdo ligj, apo çdo iniciativë e mirë apo e keqe normalisht që do të ndikojë, nëse jo direkt invesitimin në industrinë e drurit mirëpo qarkullimi i parasë, brenda Kosovës, qarkullimi i parasë brenda vendit do ta rrit  normalisht edhe rritjen e këtyre produkteve”.

“Prandaj ky ligj, apo kjo pako është e domosdoshme dhe është dashur të votohet qysh në fillim në mënyrë që të fillohet me një ‘infusion’ në ekonomi”.

Të ngjashme