Gjobat e shqiptuara gjatë pas shtrëngimit të masave nga Qeveria janë parë me shumë shqetësim nga sektori i gastronomisë dha ai hotelerisë, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit Hysen Sogojeva thotë se as qytetarët po as bizneset nuk e meritojnë të gjobiten për shkeljen e masave të marra gjatë pandemisë.
Sipas tij, gjobat duhet patjetër që të falen për të gjithë.
“Ne edhe më parë jemi deklaruar se vendimi që është sot ende në fuqi ka qenë pak i ngutshëm, do të thotë nuk është analizuar mirë prandaj nuk meriton populli dhe biznesi këtë gjobë, sepse shumica e evropianëve sot nuk mbajnë maska në hapsira, dhe ne jemi të vetmit. Tash me u shqiptu këto masa mendoj që janë të ngutshme”.
“Nëse i ka kaluar kompetencat edhe biznesi na kemi thanë që ata nëse i kanë kalu, atëherë ne jemi në rregull dhe nuk reagojmë. Por ne po reagojmë nëse ju ka shqiptuar gjoba prej 2 mijë eurove pa kurrfarë arsye të plotë”.
Kur foli për masat e reja Sogojeva tha se qytetarët duhet të ofrojnë dëshmi për vaksinim ose test negativ kur të funte në lokale, në mënyrë që edhe pronarët të mos ndihen në siklet.
“Unë bëj apel tek qytetarët që të vetëdisohen, sepse nuk është mirë që të hinë në një lokal ku nuk janë të vaksinuar, ose nuk e kanë identifikimin që janë negativ. Nuk është mirë që të vendosen në pozita të palakmueshme pronarët e kafiterive dhe lokaleve, dhe ti respektojnë rrëgullat, por edhe menaxherët ti kërkojnë ato dëshmi”.
Kastriot Januzaj, i cili udhëheq një kafen në kryeqytet, tha se gjatë tërë shtatorit kanë punuar me humbje të mëdha dhe si pasojë e kapaciteteve të përgjysmuara.
Tutje ai thotë se biznesi i tij është gjobitur me shumë prej 500 eurove, por që ka të tjerë që janë që janë dënuar deri në 2 mijë euro.
Ai katekorikisht ka kërkuar që t’u falën këto gjoba sepse nuk po arrijnë që t’i përballojnë shpenzimet, raporton EO.
“Gjatë shtatorit, gati tërë muajin kemi punuar me hapsirë të përgjysmuar, ku brenda kemi pasur të ndaluar me punu dhë vetëm me hapësira të jashtme. Punë nuk ka pasë se nata ka qenë e ftoftë dhe tavolina shumë pak të lejuara, do të thotë nuk ka qenë mirë”.
“Ne si kafiteri kemi marrë gjobë prej 500 eurove, ka edhe lokale tjera që kanë marrë gjoba deri në 2 mijë euro. Gjobat do ishtë mirë me na falë, sepse problem është më i pagu pasi kemi obligime tjera, por edhe tash me gjobat që na u kanë shtu është tejet problem dhe nuk mundemi me i përballu”.
“Do jetë pak e mundimshme sepse duhet me u ndal tek dera e secilit klient më ja kërku dëshminë e vaksinës, do jetë vështirë”, përfundoi ai.
Ndërsa masat e reja detyrojnë institucionet shtetërore dhe institucionet private të paraqesin certifikatën e vaksinimit para hyrjes ku operojnë, përfshirë: Qendrat tregtare; Call center; Gastronomia në ambientet e brendshme, dhe të gjithë punonjësit në institucionet publike dhe private që kanë punë me palë.
Shkollat dhe çerdhet do të hapen nga dita e hënë, 27 shtator, maksimumi i nxënësve do të jetë 20, raporton EO.
Aktivitetet sportive mund të kenë prani të shikuesve deri në 10 për qind të kapaciteteve në ambientet e brendshme, duke pasur certifikatën e vaksinimit ose një nga 3 dëshmitë alternative; pra testin PCR, serologjik ose testin rapid antigjen. Kurse, në ambientet e jashtme deri në 30 për qind të kapaciteteve.