Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim përfaqësuesin e marketit “Hani Market”, Gramos Kukaj, pronarin e biznesit “Beka Dekor” Bekim Baliu dhe Fatmir Baliun.
Në këtë takim është konfirmuar se biznesi “Hani Market” me pronar Hysni Kukaj do të dhurojnë 2000kg miell për familjet në nevojë. Biznesi “Beko Dekor” me pronar Bekim Baliu 1000kg miell dhe Fatmir Baliu me 1000kg miell.
Kryetari Lladrovci ka falënderuar Hysni Kukaj, Bekim Baliu e Fatmir Baliu për këtë ndihmë të ofruar dhe ka thënë se përkrahja për familjet në nevojë që po behët gjatë kësaj kohe nga donatorë të shumtë e biznese është shumë e mirëpritur për të tejkaluar këtë gjendje.
4000 kg të miellit, do të ndahen për familjet në nevojë sipas listave të dërguara nga administratorët e vendbanimeve në listat pritëse.