Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me AKB dhe Kosovën

Prishtinë | 08 Dhj 2025 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, priti sot në takim një delegacion të bizneseve nga Turqia, të udhëhequr nga Osman Servi, kryetar i UTSIAD-it në Stamboll Organizat e Industrisë dhe Biznesit Turko-Ndërkombëtar.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet bizneseve të Kosovës dhe Turqisë, me fokus në rritjen e investimeve, shkëmbimet tregtare dhe krijimin e partneriteteve të reja.

Servi theksoi se bizneset turke janë të interesuara për bashkëpunim më të ngushtë me AKB-në dhe për të eksploruar mundësitë që ofron tregu i Kosovës. Ai u shpreh se ekziston potencial i madh për projekte të përbashkëta në sektorë të ndryshëm ekonomikë.

Nga ana tjetër, Agim Shahini vlerësoi lartë gatishmërinë e UTSIAD-it për bashkëpunim dhe shprehu përkushtimin e AKB-së për të lehtësuar lidhjen e bizneseve dhe për të krijuar ura të reja partneriteti ndërmjet dy vendeve.

Takimi u mbyll me zotimin për vazhdimin e komunikimit dhe përgatitjen e hapave konkretë drejt realizimit të bashkëpunimeve të ardhshme.

Të ngjashme