Biznesmeni nga Kosova, Burim Piraj, njëherit njohës i politikave sociale dhe ekonomike ka dalë kundër vendimit të kryeministrit Albin Kurti për uljen e pagave të kabinetit qeveritar.
Sipas Pirajt, pagat e vogla nënkuptojnë edhe abuzimet e mëdha prandaj nuk ka logjik që një kryetar shteti të ketë pagë më të vogël se 5000 euro.
Kujtojmë se në vendimin e 20 dhjetorit 2017, Qeveria e kaluar kishte vendosur për rritje të pagave për 100 për qind. Kryeministrit Haradinaj nga 1500 euro paga i ishte bërë 2950 euro. Por nuk dihet nëse ky vendim do të ulë edhe pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Statusi i plotë
E konsideroj gabim shumë të madh uljen e pagave nga kryeministri! Pagat e vogla, abuzimet e mëdha! Nuk ka logjikë një kryetar shteti e një kryeministër të ketë pagë më të vogël se 5000 EURO! Të parët e shtetit! Nuk është shaka! Ata duhet të jenë më të paguarit dhe duhet të jenë më të përgjegjshmit në çdo aspekt!