Biznesmeni nga Kosova plagosë tre shqiptarë në Finlandë

Prishtinë | 25 Kor 2019 | 17:34 | Nga Ekonomia Online

Një biznesmen 32 vjeçar nga Kosova i cili jeton dhe vepron në Finlandë, ka plagosur tre shqiptarë në Hietalahdenkatu.

Nuk dihen shkaqet e plagosjes, dhe mediat nuk raportojnë të kenë qenë punëtorë të firmës së biznesmenit në fjalë.

Tashmë policia ka arrestuar dorasin dhe të premten do të dalë para Gjykatës së Qarkut në Helsinki.

Një bashkëpunëtor i afërt i biznesmenit iu ka thënë autoriteteve finlandeze se dorasi ishte person i mire dhe shume serioz sa i përket çështjes së punës.

Po ashtu dhe disa punëtorë të tjerë, e kanë vlerësuar si person korrekt dhe të sjellshëm.

Siç raportojnë mediet finlandeze, biznesmeni shqiptar kishte themeluar një kompani ndërtimi pesë vite me parë, i cili kushte përfituar mbi një milion euro të hyra.

Kompania e biznesmenit shqiptar, nënkontrakton kompanitë e ndërtimit në Finlandë, dhe ka 30 punëtorë. Nga ta; shqiptarë, hungarezë dhe rumunë shkruan is.fi.

Të ngjashme