Nga lufta dolën të rraskapitura, me burra, fëmijë të vrarë të zhdukur, e prona të djegura, por gratë e Krushës së Madhe, asnjëherë nuk u dorëzuan para vështirësive.
Gjithçka nisi me kultivimin prodhimin, dhe konservimin e perimeve. Këto gra arritën madje të bëheshin gra të zonjat dhe të njohura për këtë lëmi.
Prodhimet e tyre përveç tregut të brendshëm, para pesë viteve arritën që të eksportoheshin edhe jashtë kufijve të Kosovës.
E e gjithë kjo u realizua fal ndihmës së biznesmenit nga qyteti i Gostivarit të Maqedonisë Vezir Islami.
“… i kam pa vuajtjet e tyre, atyre u është dashur një ndihmesë. Ka pesë vite që u ndihmojë për eksportim të turshive në Zvicër”, tregon Islami.
E vetëm, gjatë këtij viti biznismeni nga Gostivari i Maqedonisë i ka importuar në Zvicër më shumë se 100 mijë kilogram turshi.
“Këtë vit i kam importua në Zvicër 100 mijë kilogram turshi”, thotë Islami.
Ai shpjegon se para pesë viteve kur e ka filluar këtë punë kishte arritur që t’i eksportojë në Zvicër më shumë se 20 mijë kilogram turshi.
“Para 5 viteve kur kam kur kam fillua me i importua turshi e Krushës dikund 20.000 kilogram i kam importua”, tregon ai.
Isami shpjegon se me tregti ka filluar që të merret qysh nga viti 2007. Pesë vite më vonë Islami ka hapur marketin e dytë kurse një vit pas më 2013 afaristi Vezir Islami ka haour edhe biznesin e tij për mirëmbajtjen e ndërtesave, dhe hoteleve.
E me logo të “Kooperativës Bujqësore Gratë e Krushës së Madhe” drejt Zvicrës fal ndihmës së vazhdueshme të Vezir Islamit do të nisen edhe shumë kontigjen të tjerë të produkteve të grave të Krushës së Madhe.