Biznesmeni shqiptar e bindi Joshuan që veshja e tij në ring të dukej më ndryshe mbrëmë

Prishtinë | 27 Kor 2026 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

Arben Ademi një biznesmen i njohur shqiptar i ka dhënë përgjigje reagimeve pse logoja e Gisada nuk ishte në veshjet e Anthony Joshua në meçin e 25 korrikut kundër Prenga.

Ai ka bërë me dije se Anthony Joshua është ambasadori global dhe fytyra e parfumit Gisada Titanium dhe se zakonisht ai lufton me logon e tyre.

“Si pronar i Gisada-s, unë, Arben Ademi, jam krenar për origjinën time shqiptare. Për këtë arsye vendosëm që të mos e sponsorizojmë këtë meç. Nuk do të ndiheshim mirë nëse marka jonë do të shihej duke mbështetur një ndeshje kundër një shqiptari”.

Të ngjashme