Biznismeni Hoxha kërkesë Qeverisë: Duam stadium me 50 mijë ulëse

Prishtinë | 01 Pri 2026 | 16:53 | Nga Ekonomia Online

Ardian Hoxha, biznismeni i njohur ka dalë me një kërkesë për Qeverinë e Kosovës, ku ka kërkuar një stadium më të madh për futboll që ka hapësirë prej 50 mijë ulëseve.

Ai përmes një postimi në facebook shkroi se sa më shumë fansa në stadium aq më e fuqishme përkrahja për djemtë dhe vajzat e Kosovës.

Postimi i plotë:

KËRKËSË QYTETARE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

DUAM STADIUM ME 50,000 ULËSE. Kemi talent, kemi vullnet, kemi zemër e shpirt, dhe kemi vullnet e guxim ti tregojmë botës se kush jemi!

Për më shumë, sa më shumë fansa në stadium aq më e fuqishme është përkrahja për djemt dhe vajzat tanë, që ua shton forcën dhe vullnetin shumë më shumë!

Të pakten kte e meritojmë!

Të ngjashme