Policia në Bjellorusi arrestoi fituesen e Çmimit Nobel, Svetlana Alexievich, mbi një çështje penale kundër këshillit të ri të opozitës.
Sipas medieve të huaja, këshilli i themeluar nga liderja e opozitës Svetlana Tikhanovskaya, u ngrit pas zgjedhjeve të diskutueshme në fillim të këtij muaji.
Alexievich e cila është fituese e Çmimit Nobel në Letërsi është po ashtu anëtare e këtij këshilli.
Masa vjen pasi më shumë se 100 mijë njerëz në Bjellorusi dolën kundër presidentit Aleksandër Lukashenko, i cili akuzohet për manipulimin të rezultatit të zgjedhjeve të cilat u mbajtën më 9 gusht.
Përveç shkrimtares edhe dy figura të tjera të opozitës u arrestuan të hënën.
Bëhet fjalë për Olga Kovalkova dhe për Sergei Dylevsky.