Bjellorusia mohon planet për t’iu bashkuar pushtimit rus të Ukrainës

Prishtinë | 12 Mar 2022 | 13:02 | Nga Ekonomia Online

Shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura bjelloruse, Viktor Gulevich, tha se Bjellorusia nuk ka plane t’i bashkohet pushtimit rus të Ukrainës, por po dërgon pesë grupe taktike batalionesh (BTG) në kufirin e saj me rotacion për të zëvendësuar forcat tashmë të stacionuara atje.

Të premten, një zyrtar i lartë ukrainas i sigurisë paralajmëroi Bjellorusinë të mos dërgojë trupa në Ukrainë mes frikës se Bjellorusia po planifikonte t’i bashkohej forcave të armatosura ruse brenda disa orësh.

Gulevich sot mohoi planet për të pushtuar Ukrainën,

“Dua të nënvizoj se transferimi i trupave nuk është në asnjë mënyrë i lidhur me (asnjë) përgatitje, dhe veçanërisht jo me pjesëmarrjen e ushtarëve bjellorusë në operacionin ushtarak special në territorin e Ukrainës”, ka thënë ai.

Bjellorusia ka shërbyer si një stacion për trupat ruse, raketat dhe avionët, por nuk i ka vendosur forcat e veta në betejë aktive, përcjell Klankosova.tv

Ukraina akuzoi dje avionët rusë se qëlluan fshatrat kufitare të Bjellorusisë nga hapësira ajrore ukrainase për të ofruar një justifikim për një ofensivë.

Sulmet e supozuara ndodhën ndërsa udhëheqësi bjellorus Alexander Lukashenko po takonte presidentin rus Vladimir Putin në Moskë, sipas qendrës shtetërore të Ukrainës për komunikime strategjike.

Të ngjashme