Bjellorusia ngre perden e Lojërave, Kosova sot pret medaljet

Prishtinë | 22 Qer 2019 | 08:26 | Nga Ekonomia Online

Me një ceremoni madhështore, në frymën e traditës olimpike, janë hapur të premten mbrëma Lojërat e dyta Evropiane. Minsku – kryeqendra e Bjellorusisë, njëri prej shteteve më të izoluara në Evropë – mirëpret afro 4.000 sportistë e mijëra zyrtarë në ngjarjen shumësportëshe që zhvillohet deri më 30 qershor.

Në mesin e mijëra sportistëve që parakaluan në paradën e shteteve në ceremoninë hapëse ishin edhe pak sportistë të Kosovës. Lojërat Evropiane janë ngjarja e vetme e madhe në të cilën Kosova paraqitet prej edicionit të parë. Në “Baku 2015”, Kosova kishte fituar medalje të bronztë, ndërsa për “Minsk 2019” pritshmëritë janë dukshëm më të mëdha, shkruan sot Koha Ditore.

Por në ceremoninë hapëse të së premtes mbrëma nuk ishin ata që pritet t’i sjellin Kosovës medaljet. Bëhet fjalë për xhudistët, që për vite të tëra janë sportistët bindshëm më të suksesshëm në vend. Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova e Distria Krasniqi nuk u paraqitën në ceremoni për shkak se në kohën kur nisi ajo e kishin matjen zyrtare e po ashtu për faktin që Majlinda e Nora menjëherë të shtunën (sot) në mëngjes zhvillojnë gara. Ndërkohë Akil Gjakova e Loriana Kuka kanë pasur vonesa gjatë udhëtimit dhe nuk kanë arritur me kohë për ceremoni.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme