”Black Panther” rihap kinematë në Arabinë Saudite pas 35 vjetësh

Prishtinë | 05 Pri 2018 | 13:37 | Nga

Në Arabinë Saudite, pritet të hapet kinemaja e parë pas më shumë se 35 vjetësh, ndërsa do të shfaq për fansat filmin ”Black Panther”.

Kjo kinema pritet të hapët më 18 prill, ndërsa është pjesë e një marrëveshjeje të bërë me zinxhirin më të madh të kinemasë në botë, AMC.

Marrëveshja me AMC-në, zotëron hapjen e deri 40 kinemave në rreth 15 qytete saudite gjatë pesë vjetëve të ardhshme.

Viti i kaluar ka parë fillimin e një lëvizje të madhe për të sjellë argëtim në Arabinë Saudite si pjesë e Vizionit 2030.

Ky është plani ambicioz për reformën ekonomike dhe sociale nga Princi i Kurorës Mohammed bin Salman.

Mbretëria konservatore myslimane kishte kinema në vitet 1970, por ato u mbyllën me urdhër të klerikëve islamikë të ashpër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme