Drejtori i Fondit për të Drejtën Humanitare, Bekim Blakaj, ka kritikuar vendimin e Gjykatës Speciale të Hagës për të mos lejuar ish-presidentin Hashim Thaçi të vizitojë babain e tij të sëmurë në Kosovë.
Është i papranueshëm vendimi i Gjykatës Speciale të Hagës që të mos e lejojë Z. Hashim Thaçi të vizitojë babain e tij. Rrjedhën disa informata të prokurorisë së gjoja ata kanë informacion se babai i tij nuk është shumë i sëmurë dhe është spital”.
Në një intervistë për Info Magazine në Klan Kosova, Blakaj tha se ky vendim mund të jetë i lidhur me aktakuzën e re ndaj Thaçit, e cila, sipas tij, nuk lidhet me krime lufte, por me pengimin e drejtësisë.Tani ne vetëm mundemi të spekulojmë, mendoj që një prej arsyeve është kjo aktakuza e dytë e Thaçit që nuk ka të bëjë me krime lufte, por ka të bëjë me pengimin e drejtësisë, mendoj se gjykata gjen arsye që të moslejohet vizita e Thaçit tek babai i tij”, ka thënë Blakaj