Derisa ka shumë thashetheme se Blake Lively dhe bashkëshorti i saj, Ryan Reynolds, janë në prag të ndarjes, tashmë ka fjalë se ata duan ta zgjerojnë familjen.
Çifti aktualisht kanë dy fëmijë, vajzat James (3) dhe Ines (1).
“Ata po planifikojnë të kenë më shumë fëmijë, por ndoshta duhet të presin edhe një vit për një gjë të tillë, pasi kanë të dy agjenda shumë të ngjeshura”, ka thënë një burim pranë tyre, transmeton Klan Kosova.
Lively do të vazhdojë xhirimet për “The Rhythm Section” në muajin qershor, pasi ajo është në pushim mjekësor, pas një lëndimi në dorë.
Në ndërkohë, Reynolds është zëri i një karakteri në “Detective Pikachu” që aktualisht po bëhen xhirime.
“Unë jam një nga pesë fëmijët në familje. Bashkëshorti im është një nga katër fëmijët e familjes prandaj duket se edhe ne mund të kemi shumë fëmijë”, ka thënë Lively.
Një gjë të tillë nuk e ka mohuar as Reynolds.
“Do të kemi më shumë marrëdhënie seksuale por të shohim se çfarë do të ndodhë më pas”, ka thënë ai me shaka.