Reprezentuesi i Polonisë, Jakub Blaszczykowski, do të rikthehet te klubi i fëmijërisë Wisla Krakow dhe do të dhurojë 330 mijë euro për të ndihmuar klubin financiarisht.
Wisla Krakow është një nga klubet më të vjetra dhe më të suksesshme në histori të futbollit polak, por aktualisht po përballet me një të ardhme të pasigurt për shkak të vështirësive financiare.
Blaszczykowski është i interesuar të ndihmojë Wislan të dalë nga kriza aktuale. Ai ka luajtur për këtë klub nga viti 2004 deri në vitin 2007, ku nisi karrierën profesioniste. Ai kaloi më pas te Dortmundi për tre milionë euro dhe fitoi Bundesligën në vitin 2011 dhe 2012.