Një nënë ka treguar se pse e shkel ligjin për t’i dhënë kanabis vajzës katërvjeçare.
Tridhjetë e gjashtë vjeçarja i jep vajzës së vet kanabis në mënyrë jo të ligjshme, në përpjekje për t’ia kontrolluar krizat epileptike që mund ta vrasin atë.
Nëna, e cila jeton në fshatin Lanarkshire në Skoci, ka thënë për Sunday Mail: “Gjeja më serioze që mund t’i ndodhë asaj nga krizat epileptike është se ajo mund të vdesë.”
Ajo ka thënë se kanabisi e shpëton vajzën e saj nga këto kriza.
“Kjo është arsyeja pse prindërit u japin fëmijëve të vet këtë gjë. Kur ata janë të lodhur, ky ilaç u ndihmon,” ka thënë ajo.
Ajo beson se gjendja e vajzës së saj është përmirësuar qëkur i jep kanabis.
“Qëkur i japë asaj atë, ajo më nuk kërcen në gjumë dhe përfundimisht e kam parë përmirësimin te ajo,” ka thënë ajo.