Bleona Qereti e ka publikuar projektin e ri muzikor para tetë muajve, i cili u mirëprit prej fansave dhe publikut të gjerë.
“Monster” titullohej kënga e re e bukuroshes sonë teksa në videon e projektit nuk ka hezituar ta vë në plan të parë edhe figurën trupore.
Gjatë javëve të kaluara zeshkania i ka bërë edhe një remiks këngës, të cilën e ka sjell gjatë ditës së sotme në YouTube.
Theksojmë se videoja e këngës është realizuar bardhezi dhe në një sekuencë, ajo shihet teksa kurorëzon dashurinë me martesë.
Ndryshe, Bleona tash e sa kohë është duke punuar dhe vepruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/