Blerim Grainca: Të gjithë deputetët të heqin dorë nga mjetet për kompensim të shpenzimeve të derivateve

| 04 Shk 2022 | 16:21 | Nga

Blerim Grainca, ish-deputet i LDK-së, ka thënë se reagimet lidhur me publikimin e shpenzimeve për karburante të deputetëve kanë qenë  të pritshme.

“Lëvizja Vetëvendosje e ka pasur një fjalor agresiv ndaj këtyre gjërave, por që praktika po tregon të kundërtën. Unë nuk dua të gjykojë por që rastet e tilla janë për t’u gjykuar”, është shprehur Grainca në Klan Kosova FM.

“Rastet duhet të trajtohen individualisht dhe secili deputet të shkojë në përgjegjësi për veprime e veta”.

Grainca e ka përshëndetur një vendim të Lëvizjes Vetëvendosje të marrë sot që të hiqet dorë nga mjetet e kompensuara.

“Më mirë vonë sesa kurrë. I përgëzoj dhe i inkurajoj që ta mbajnë fjalën. Inkurajoj të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që të heqin dot nga mjetet për kompensim të derivateve dhe shpenzime tjera të paarsyeshme”.

Grainca në vitin 2015 sa ka qenë deputet ka kundërshtuar që të marrë mjete për transport, pavarësisht se me dokumentacion ka qenë banor i Ferizajt, por që atë kohë ka jetuar në Prishtinë.

Të ngjashme